Përsëri tension dhe dhunë në futbollin shqiptar. Në Elbasan është ndërprerë ndeshja Elbasani-Pogradeci e vlefshme për grupin B të Kategorisë së Dytë.
Ndeshja u ndërpre në minutën e 5-të të pasi arbitri ka akorduar penallti për verdheblutë. Lojtarët e Pogradecit kanë sulmuar gjyqtarin dhe ky i fundit ka nxjerr nga xhepi një karton të kuq.
Pas 8 minutash ndërprerje në Elbasan, loja rifilloi dhe nga pika e bardhë shënoi kapiteni Gava për Elbasanin. Dje në Elbasan u godit arbitri kryesor i ndeshjes.