Më shumë se dy orë zgjati bllokimi i rrugës te “Ura e Tajvanit” në Tiranë pasi autobusi i linjës së urbanit të unazës u përfshi në një aksident me nëntë makina të tjera. Pas veprimeve procedurale, karrotreci e largoi nga vendi i ngjarjes.
“5pyetjet.al” publikoi pamjet e momentit kur urbani në Tiranë përplasi duke marrë përpara disa makina në stacionin e autobusit te “Ura e Tajvanit”.
Nga pamjet paraprakisht, pasi do të jenë hetimet që do të mësojnë shkakun, duket se urbani nuk ka frenuar duke përplasur dy makina më pas të tjerat.
Në total janë 9 makina që u aksidentuan nga autobusi. Nënta persona u plagosën dhe ndodhen në spital. Shoferi i autobusit është mes të plagosurve që ndodhen në spital.