Mbrëmjen e sotme “Vëllai i Madh” ka vendosur të “përkëdhelë” vajzat e shtëpisë së “Big Brother Vip”, duke organizuar një mbrëmje vetëm për ato.
“Cila është fjala që të pëlqen të dëgjosh kur bën dashuri?”-ishte pyetja drejtuar Oltës, e cila zgjodhi të përgjigjej përballë dënimit për të puthur njërin nga djemtë në qafë.
“Vdes për ty,”-kjo është fjalë që i pëlqen Oltës të dëgjojë në momente intime me partnerin.
Aktorja Olta Gixhari është dëgjuar shpesh në shtëpinë e “Big Brother” duke akuzuar produksion se “bashkëpunon” me Luiz Ejllin.
Rasti i fundit është ai i ditës së sotme, ku teksa po pastronte dhomën e ndenjës, plot mllef Olta është shprehur se Luizi “fluturon” në atë shtëpi, pasi “ia kanë shtruar rrugën”.