Ushtria ruse ka nisur një sulm me drone dhe raketa Shahed iraniane në Khmelnytsky. Mediat vendase raportuan se një civil u vra dhe katër të tjerë u plagosën.
“Një tjetër sulm masiv terrorist kundër komunitetit Khmelnytskyi. Këtë herë armiku përdori dronë. Deri më tani dimë për një të vdekur dhe 4 të plagosur”, tha kryetari i bashkisë së Khmelnytskyi.
Ushtria ukrainase rrëzoi një dron Shahed mbi rajonin e Chernihiv, kurse dy drone të tjerë u kapën dhe u rrëzuan, pa specifikuar se në cilin rajon. Që nga e diela, Rusia ka nisur një sulm duke përdorur dronët Shahed të prodhuar nga Irani.
Presidenti Zelensky shkarkoi nga posti komandantin e Forcave të Përbashkëta Operacionale të Ukrainës (JFO), Eduard Moskalyov.
Njoftimi për largimin gjendet në një dekret presidencial, i cili nuk jep asnjë shpjegim për arsyet e këtij vendimi.
Moskalyov u emërua marsin e kaluar në krye të JFO-së, e cila në mënyrë efektive koordinon ofensivën ukrainase kundër forcave ruse në rajonin lindor të Donbass.