Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Podgorica se së shpejti do të udhëtojë drejt Gjermanisë për t’u takuar me kancelarin Scholz ku do të vendoset data për samitin e Berlinit që do të zhvillohet në vjeshtë në Tiranë.
Por përpara këtij Edi Rama tha se mund të zhvillohet një tjetër samit i “Open Balkan” në qershor në Podgoricë. “Mirëprita ftesën e Dritanit për të zhvilluar një samit të “Open Balkan” në Podgoricë në qershor.
Në vjeshtë do të zhvillohet samiti i Berlinit në Tiranë. Së shpejti do të kem një takim me kancelarin Scholz në Berlin për të vendosur datën” tha ai.