-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kejvina shpërthen ndaj Robert Aliajt: Zoti çapaçul, ndrysho ngjyrën e manikyrit, jo fjalët o burrë!

Kryesoret

Kejvina Kthella ishte një ndër banoret më të komentuara në “Big Brother VIP”. Modelja u largua nga spektakli pas debatit të fortë që pati në “Prime” me Luizin ku e goditi dhe me shuplakë. Mirëpo gjatë qëndrimit ish-banorja pati dhe disa ngacmime me Kristin.

Shpesh herë modelja e vinte në siklet ish-konkurrentin e “Love Story”-t, duke e provokuar me fjalë apo duke iu shtrirë në shtratin e tij. Gjatë asaj kohe jashtë shtëpisë pati dhe një reagim të fortë nga babai i Kristit, Robert Aliaj i cili ishte kundra modeles. Madje ai u shpreh se nëse Kristi do të kishte diçka me Kejvinën nuk do ta kishte më për baba.

Së fundmi, Kristi ka krijuar një romancë me Keisin brenda shtëpisë së “BBVIP”, për të cilin Roberti ka treguar se ëhtë dakort por duket se babai i modeles, Sabiani nuk ndan të njëjtin mendim me të. Deklaratat e tij si “nuk dua zorraxhinj në shtëpi” apo “do i bie murit me kokë”, Roberti i ka quajtur si qëndrime anadollake, mesjetare dhe aspak europian.

Mirëpo këto komente të Robertit, sollën një reagim nga ana e Kejvinës e cila nëpërmjet një postimi në InstaStory, modelja ka ripostuar një foto të Ronaldo Sharkës i cili ka ironizuar deklaratat e mëparshme të Aliajt ndërsa shkruante: “Z.Aliaj mos flisni me dy realitete. Dikur bënit edhe ju dy deklarata anadollake dhe mesjetare”.

Ndërsa modelja nga ana tjetër e cilësoi Robertin si “Çapaçul” duke shkruar krahas postit: “Zoti çapaçul Aliaj ndrysho ngjyrën e manikyrit jo fjalët o burrë”. Ndër të tjera në postim, Kejvina ka etiketuar gjithashtu dhe emrin e Sabianit ku krahas saj shkroi: “Karma e ka emrin @sabianioriginal”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit