-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vrasja në Mykonos/ Del VIDEO kur autori dhe shqiptari u konfliktuan në të njëjtin lokal pak ditë para ngjarjes

Kryesoret

Vrasja brutale vazhdon të tronditë Mykonosin. 33-vjeçari Thanasis Nazos vrau 34-vjeçarin shqiptar Julian Kosova pas një debati që patën në një lokal në ishull.  Mykonos Live TV publikoi pamjet vetëm disa ditë para vrasjes brutale, ku shfaqeshin dy burrat në të njëjtin lokal, duke dëshmuar se ata “njiheshin” me njëri-tjetrin dhe se nata e krimit nuk ishte hera e parë që ata kishin pasur debate.

Sipas dërguesit anonim të videos, autori dhe viktima ishin përleshur vazhdimisht në të njëjtin lokal. I njëjti burim raporton se të dy personat kishin mosmarrëveshje financiare pasi biznesmeni  i kishte borxh shqiptarit shumën prej 3 mijë eurosh.

Vajza që u bë “molla e sherrit” përshkroi skenën që pasoi që nga momenti kur doli nga lokali dhe nisi të fliste me sulmuesin, derisa i pa shqiptari. Thuhet se 33-vjeçari kur i pa duke folur dhe duke debatuar, thjesht për interes njerëzor është përpjekur ti qetësonte, por aty ndodhi e keqja. Ai e ka sulmuar, e ka goditur me grusht dhe, pasi të dy ishin të dehur, kanë filluar të qëllojnë njeri-tjetrin.

Në një moment 33 vjeçari shkoi në makinën e tij dhe shqiptari e ndoqi. Më pas, i turbulluar nga pija, ai vendosi të zgjidhte njëherë e mirë mosmarrëveshjet e tij me “Jiannis”.

 

Dy kilometra larg lokalit ndodhet shtëpia e tij. Ai mori pistoletën dhe i verbuar nga inati dhe etja për hakmarrje, futet në makinë. Thanasis mbërrin jashtë lokalit sërish i armatosur dhe i vendosur. Lokali është i mbyllur dhe askush nuk ishte.

34-vjeçari nga Shqipëria sheh makinën e tij, i bërtet dhe vendos të kthehet për të vazhduar luftën. Se çfarë ka ndodhur në sekondat e ardhshme e di vetëm vrasësi. Siç u tha autoriteteve, ai pa që shqiptari po shkonte drejt tij duke e kërcënuar. Pa menduar ai e ka qëlluar menjeherë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit