30-vjeçari punonte në një lokal në zonën e Montesilvanos dhe në një moment kur ka qene nën efektin e alkoolit ka nisur të bezdiste klientët.

Ngjarje e cila shkoi edhe në kërcënime për pronarin e lokalit.

Sipas mediave italiane shqiptari i dehur ka hedhur disa karrige brenda ambienteve të lokalit duke shkaktuar dëme materiale.

Në momentin që ka mbërritur policia 30-vjeçari nuk u është bindur gjatë kohës së arrestimit dhe ka rezistuar.