-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosova: Tre kushte për të pranuar Asociacionin

Kryesoret

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, u shpreh gjatë fjalës së mbajtur në Komitetin për Politikën e Jashtme të Parlamentit Evropian, se Prishtina nuk e pranon Asociacionin një etnik, çka do të thotë se nuk pranon autonomi territoriale por vetëm organizatë joqeveritare.

Sa herë që dialogu nuk shkonte që ishte në interes të të dy palëve, ata (Serbia) kanë krijuar tensione në teren dhe e kanë bartur fokusin nga normalizimi në tensione, për neve normalizimi është vendimtar sepse ua hap derën të gjitha ambicieve tona dhe do të kemi zero interes për ta kthyer dialogun e normalizimit në dialog për menaxhimin e krizave.

Prandaj dua qartazi të identifikojmë origjinën e përfshirjes dhe të atakojmë problemin në rrjedhën e saj. Marrëveshjet e kaluara, që kanë të bëjnë me Brukselin, e di që plani i Ahtisarit ishte bazë për shpalljen e Pavarësisë nuk bëjnë thirrje për autonomi.

Marrëveshjet e kaluara vetëm e listojnë një mekanizëm që do të mundësojë koordinimin ndërmjet komunave me shumicë serbe në formë të një asociacioni. Do të jetë një institucion joqeveritar që koordinon këtë çështje, por kurrë nuk është paraparë si një autonomi territoriale për asnjë pjesë të vendit, qofshin ato komunat në veri apo në jug.

Asociacioni duhet të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës, duhet të jetë në përputhje me qëndrimet e BE-së se nuk mund të ketë fuqi ekzekutive, siç është thënë në letrën që ish-Përfaqësuesja e Lartë, Federika Mogherini, ia kishte dërguar kryeministrit të Kosovës. Së treti, që Asociacioni të mos paraqesë nivelin e tretë të pushtetit”, u shpreh ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit