Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ngre shqetësimin e mospërmbushjes së detyrimit për njoftimin me shkrim të zgjedhësve nga bashkitë.
40 bashki kanë raportuar fillimin e procesit të njoftimit me shkrim të zgjedhësve. Nga këto raportime vetëm 12 Bashki kanë raportuar për ecurinë e procesit të njoftimit të zgjedhësve me raportime periodike javore për periudhën 14 janar – 27 shkurt.
KQZ thotë se bashkitë Bulqizë, Durrës, Elbasan, Fier, Gramsh, Mirditë, Pogradec, Prrenjas, Roskovec, Shkodër, Tiranë, Dimal kanë raportuar në dinamikë për ecurinë e procesit të njoftimit të zgjedhësve. Nga këto bashki vetëm 5 Bashki kanë raportuar për të gjitha njësitë administrative dhe këto janë bashkitë Mirditë, Pogradec, Roskovec, Shkodër dhe Dimal.
Vetëm Bashkitë Durrës, Elbasan dhe Fier kanë raportuar periodikisht për njësitë administrative me të dhëna të plota sipas kërkesës së KQZ-së për periudhën e raportimit. Bashkitë, sipas KQZ-së të cilat nuk kanë dërguar informacion për ecurinë e procesit të njoftimit me shkrim të zgjedhësve janë:
- Bashkia Berat
- Bashkia Dibër
- Bashkia Vau dejës
- Bashkia Pukë
- Bashkia Fushe Arrëz
- Bashkia Has
- Bashkia Lezhë
- Bashkia Kurbin
- Bashkia Shijak
- Bashkia Peqin
- Bashkia Librazhd
- Bashkia Patos
- Bashkia Kuçovë
- Bashkia Poliçan
- Bashkia Maliq
- Bashkia Pustec
- Bashkia Përmet
- Bashkia Memaliaj
- Bashkia Vlorë
- Bashkia Delvinë
- Bashkia Sarandë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kërkon zbatimin rigoroz të njoftimit me shkrim të zgjedhësve me të dhënat e përbërësve zgjedhorë nga të gjitha bashkitë dhe për të gjitha njësitë vendore në administrimin e tyre.