-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shefi i NATO-s: Është koha që Finlanda dhe Suedia të na bashkohen

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka përsëritur thirrjen e tij për Turqinë dhe Hungarinë që të lejojnë Finlandën dhe Suedinë t’i bashkohen aleancës ushtarake perëndimore.

“Është koha për të ratifikuar dhe mirëpritur plotësisht Finlandën dhe Suedinë si anëtarë”, tha Stoltenberg sot në Helsinki, duke folur së bashku me kryeministren finlandeze Sanna Marin.

Stoltenberg tha se është bërë përparim me Turqinë dhe se përfaqësuesit e Ankarasë, Stokholmit dhe Helsinkit do të takohen javën e ardhshme në Bruksel.

Dy vendet nordike aplikuan për anëtarësim në Aleancë në maj, pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Pranimi i anëtarëve të rinj duhet të ratifikohet nga të gjithë aleatët, dhe Turqia e ka bllokuar këtë proces prej disa muajsh dhe kërkon ndryshime ligjore, sepse, siç pretendon ajo, Suedia simpatizon dhe mbështet terroristët kurdë.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, tha se të dy kandidatët për në NATO i plotësuan kushtet e marrëveshjes me Ankaranë nga vera e kaluar.

Finlanda ndan një kufi më shumë se 1300 kilometra të gjatë me Rusinë. E kryeministrja finlandeze tha se Finlanda vendosi të aplikojë për anëtarësim në NATO, sepse kufiri i aleancës ishte e vetmja linjë që Rusia nuk do të kalonte.

Kryeministrja finlandeze tha se kishte shpresuar se Finlanda tashmë do të ishte anëtare dhe tani pret që procesi i anëtarësimit të përfundojë para samitit të ardhshëm të NATO-s në Vilnius në korrik.

Marin vuri në dukje se parlamenti hungarez ende nuk ka miratuar zgjerimin e NATO-s, por Budapesti ka shprehur mbështetjen e tij për anëtarësim dhe nuk ka bërë asnjë kërkesë. Parlamenti në Helsinki do të debatojë dhe votojë për këtë çështje nesër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit