Pas arrestimi të autorit të vrasjes së 3-fishtë e cila ndodhi sot në Kamëz Dan Hutra ka dëshmuar në polici dhe është shprehur se nuk është penduar për krimin.
“S’jam penduar. I bëra se desha,” ka thënë autori para uniformave blu.
Arrestimi i tij erdhi pas disa orësh nga momenti i ngjarjes së rëndë dhe ishte në kërkim nga policia.