-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arrestohet për herë të dytë kryebashkiaku socialist

Kryesoret

Ish-kryetari i bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe brenda pak orëve pritet që të arrestohet dhe të dërgohet në qeli për herë të dytë. Ai u lirua disa muaj më parë pasi kreu 2.4 vite burg për shpërdorim detyre që u dënua nga shkalla e parë.

Por dosja u Apelua nga SPAK-u. Sot Gjykata e Apelit e shpalli fajtor jo vetëm për një akuzë, pra shpërdorim detyre, por edhe për shkelje të barazisë në tendera. Kjo do të thotë se dënimi në total nga 2.4 shkon në 3.4 vite burg. Tashmë Tushe duhet të rikthehet në burg për të kryer dënimin edhe për veprën tjetër penale, shkelje të barazisë në tendera, një vit burg.

Fatos Tushe u arrestua me 6 korrik 2021, me ish-vartësit e tij, nga një operacion i ndërmarrë nga SPAK, për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bëhej fjalë për një tender me vlerë rreth 24 mln lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj.

Apeli i Posaçëm merr vendimin për Fatos Tushen, i rikthen akuzën e rëndë, por i zbut dënimin

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit