-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Nuk vdes pa…”, Murat Basha hap dosjen: Ky është miku im “Fajkoi” që më spiunoi

Kryesoret

Dosjet e sigurimit u hapën. Murat Basha ka postuar në Facebook pjesë nga dosja e tij dhe spiuni që rezulton se ka qenë ish-miku i tij. Por përse e ndëshkoi komunizmi?

Unë nuk do të vdes pa shëtitur në Uall Strit të Nju Jorkut”. Ishte kjo fjali që Murat Basha, i’a tha në mirëbesim mikut të tij, teksa pinin kafe, që bëri që Sigurimi i Shtetit t’i hapte atij dosjen dhe ta vendoste në përgjim.

“Fajkoi”, që siç thotë vetë Murat Basha është një ish-miku i tij që raportoi në strukturat e Sigurimit për atë që ndodhi në 19 dhjetor 1981 në kafe Rinia.

Burimi njofton se duke pirë tek kafe “Rinia” ka qenë së bashku me XXXX dhe Murat Bashën, hedhës çekiçi në klubin 17 Nëntori dhe banues në lagjen nr 10.

Në një moment Murati tha “Unë nuk do të vdes pa shëtitur në Uall Strit të Nju Jorkut”. XXXX i ndërhyri dhe nuk e lejoi të vazhdonte me bisedën. Dukej që kjo ishte një vazhdim i bisedave të mëparshme”, thuhet në raportin e hartuar nga “Fajkoi”.

Për miqt,armiqt dhe dashamirët.

Një dokument i sigurimit shtetit,ku flitet për mu.

I kam ndejt përballë gjithmonë,komunizmit.

Prandaj jam i ashpër me ta edhe sot.

Sa keq,spiuni “Fajkoi” është një ish mik…..

Nga komunistët dhe sigurimsat nuk pritsha të mira.

Spiunë, ju neveris,o plehra.

Sapo të vinë dokumnetat plotësisht,do bëj gjithshka publike” shkruan Murat Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit