-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Masakra në Kamëz, PD: Çuçi të japë dorëheqjen

Kryesoret

Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu ka reaguar në lidhje me vrasjes e trefishtë që ka tronditur sot kryeqytetin dhe Shqipërinë.

“Në emër të Partisë Demokratike u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave dhe u uroj shërim të shpejtë të lënduarve.
Gjithashtu u bëj thirrje qytetarëve të kenë kujdes, duke qenë se policia ende nuk ka arritur ta lokalizojë apo neutralizojë autorin e dyshuar të masakrës së Paskuqanit dhe Astirit.
Inkurajohen qytetarët që, gjithashtu të ndihmojnë policinë me çdo informacion për kapjen e autorit të dyshuar, duke treguar kujdes për jetën e tyre dhe të afërmve.

Këtë kujdes që u kërkohet qytetarëve, me sa duket nuk e kanë patur për asnjë çast parasysh institucionet që janë ngritur, paguhen dhe janë përgjegjës me kushtetutë për mbrojtjen e sigurisë dhe jetës së qytetarëve shqiptarë.

Autori i dyshuar Hutra është liruar nga arresti me burg, dhe gjykatat në reagimet e tyre nxitojnë në të heqin fajin nga vetja.
Pyetja dramatike mbetet: kush dhe pse e liroi nga qelia një person qartësisht të rrezikshëm, i cili jo vetëm kishte vrarë bashkëshorten e pare, por kishte kërcënuar jetën edhe të bashkëjetueses.
Një kërcënues serial i jetës së të tjerëve, një i dënuar me burgim për vrasje, është sot një feminicid, i pari i këtij lloji ndoshta në historinë e Shqipërisë.

Te ky vrasës serial femrash, fatkeqësisht ka gisht sistemi i kalbur i ligjvënies në Shqipëri. Një pakujdesi fatale, një verbëri c’njerëzore ose një korrupsion trashanik i drejtësisë sonë me një këmbë na varr, ka cuar drejt varrit tri gra të pafajshme.

Partia Demokratike kërkon marrje dhe mbajtje përgjegjësish. Gratë dhe vajzat e Shqipërisë nuk mund të vriten rrugëve.
Shteti duhet të kontrollojë territorin dhe të bëjë zap kriminalitetin, ose të hapë rrugën!
Ministri i Rendit pa rend duhet të japë dorëheqjen!”, tha Balliu.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit