-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balla feston Pashkët në Vlorë dhe bën thirrjen e rëndësishme për gratë dhe vajzat

Kryesoret

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ishte në Qendrën “Vatra” në Vlorë, ku janë akomoduar vajza e gra, viktima të dhunës në familje apo formave të tjera të dhunës me bazë gjinore.

“Jo pa shkak kemi ardhur në ditë feste, sepse nuk ka më bukur sesa të jemi në këtë Strehëz, ku jetojnë prej kohësh gra e vajza, të cilat i konsiderojmë si heroina. Jeni shembull shumë i mirë për vajza e gra të tjera, që për shkak se hezitojnë të denoncojnë dhunën vazhdojnë ta vuajnë në mënyrë të përditshme. Ndërkohë që secila prej jush që e ka denoncuar, është çliruar. Duam të jeni shembull për të tjerat”, u shpreh Balla.

Drejtoresha e Qendrës tha se puna e tyre lidhet shumë me atë të Policisë, dhe falë besimit që kanë tek ky institucion vajzat e gratë, denoncojnë.

Ministri garantoi jo vetëm sigurinë për to, por edhe tha se po punohet për programe strehimi e përkujdesjeje.

“Nuk do t’ju mungojë asgjë, që nga siguria por edhe pjesa e trajtimit me banesa, do të shohim mundësitë nëse kemi apartamente të konfiskuara ndaj krimit të organizuar apo korrupsionit, apo me programe të posaçme që ka Bashkia e Vlorës, për të kaluar në fazën e dytë”, nënvizoi gjatë bisedës ministri. Por ai apeloi dhe nxiti këdo të denoncojë dhunën.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit