Një student 20-vjeçar nga Volosi është i vetmi i mbijetuar i vagonit të parë të Intercity 62, i cili u përplas me një tren komercial mbrëmjen e së martës në Greqi.
Studenti që po udhëtonte për në Selanik, ku studion dhe ndodhej me studentë të tjerë në vagonin e parë. Menjëherë pas përplasej tragjike 20-vjeçari është hedhur nga treni në arë.
Sipas informacioneve, ekipet e shpëtimit e kanë gjetur aty pa ndjenja.
20-vjeçari u dërgua menjëherë në spital ku u shtrua në operacion.
“Ai është i vetmi i mbijetuar nga vagonin e parë”, thanë mjekët që po luftojnë për ta mbajtur në jetë.
I riu iu nënshtrua dy operacioneve në kokë dhe ndodhet i shtruar në reanimacion.