Deputetët e opozitës kanë akuzuar socialistët për vendimin e Sekretariatit të Etikës që rrëzoi kërkesën e deputetëve të PD-së për përjashtimin 10 ditor të ministres për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin.
“Edi Rama është pjesë e këtij skandali, ne kërkojmë llogaridhënien. Për këtë jemi përjashtuar. Vendimi i Kuvendit për të rrëzuar kërkesën për përjashtimin e Elisa Spiropalit, ndërkohë që 27 deputetë të opozitës përjashtohen. Edi Rama është simboli dhe lapidari i dhunës verbale dhe parlamentit. Dyfytyrësi dhe dy standarde të kësaj shumice” tha Oerd Bylykbashi.
Kjo kërkesë u bë nga opozita e Sali Berishës, sipas së cilëve Spiropali, ka përdorur gjuhë fyese ndaj Edmond Spahos, pasi në mënyrë ironike kërkoi 1 minutë heshtje për deputetin demokrat pasi mungoi në seancën e së enjtes së kaluar për bllokimin e seancës së dy javëve më parë dhe fryrjes për gjashtë orë të bilbilit në foltore.