-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ermiona merr vendimin e papritur, bën gati valixhet për t’u larguar nga shtëpia e ‘BBV’

Kryesoret

“Po e bëni shumë tragjike”- u shpreh mbrëmjen e kaluar gjatë Prime-it Ermiona Lekbello, teksa po komentohej situata e Luizit dhe Kiarës. Pas debateve, ‘Zarfi i Zi’ kishte një paralajmërim për këdo që thyen rregullat.

Bisedat për veprimin e Luizit ndaj Kiarës vijuan edhe në orët e vona të mbrëmjes por nuk u toleruan aspak nga Ermiona. Ajo ndërhyri në bisedën e Oltës, Maestros dhe Kiarës por situata u agravua edhe më tej, duke bërë që Jona të merrte vendimin për të lënë shtëpinë.

Ermiona sulmon Kiarën, Oltën dhe Maestron: Ajo po ju përdor, jeni bërë si gore!

Ajo nisi të bënte valixhet gati, mirëpo u ndalua e qetësua më pas nga Luizi, i cili e bindi që të mos merrte këtë vendim drastik.

Ermiona: Ju nuk meritoni njerëz që thonë të vërtetën, ju doni ato që jeni mësuar të shikoni dhe të dëgjoni. Unë nuk kam lidhje me këto gjëra, më vjen shumë keq.

Luizi: Hajde një sekondë. Më thirre te grimi erdha, hajde tani ikim pak bashkë te grimi e pastaj ik.

Kiara kërcen me balerinin pas sherrit, “shpërthen” Luizi: Unë rrezikoj të përjashtohem, ajo zgërdhihet

Ermiona: Lui jam lodhur. Shumë shëmtuar Lui, shumë shëmtuar.

Luizi: Kjo është loja, ti mund të thuash nuk jam për këtë lojë

Ermiona: Më kanë shqetësuar, kanë që qëparë krr, krr, krr. Ja dola nga vetvetja dhe po iki.

Luizi: Pse ua jep këtë kënaqësi?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit