-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Skandali! Killeri bëri vetëm 7 vite burg për vrasjen e gruas së parë! Sot bëri masakër tek e dyta

Kryesoret

Tre të vrarë dhe dy të plagosur. Ky është bilanci i dorës së killerit Dan Hutra në 2007 dhe 2023-shin. 40-vjeçari i cili bëri masakër sot në Kodër-Kamëz, ku vrau me armë zjarri, Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses) si dhe plagosi Elena Hysën dhe Kujtime Hysën.

Në vitin 2003 ai kishte marrë peng kunatën dhe kishte përdhunuar tjetrën. Katër vite më pas në 2007 Dan Hutra është dënuar pasi ka vrarë me armë zjarri ish-gruan Dafina Havalja, të cilën e kishte vrarë me dy goditje thike në zemër e mëlçi.

“Po, une e kam vrare gruan time, Dafinen, me thike. Jemi grindur dhe me pas e kam goditur, por gjithcka e kam bere pa vetedije”, ka deshmuar asokohe Dan Hutra, krim për të cilin u dënua, por në rrethana të dyshimta doli shumë shpejt nga burgu.

Në 2014 ka lënë qelinë ku vuante burgun në Drenovë, pra bëri vetëm 7 vite burg. Por problemet vazhduan. Pasi nisi bashkëjetesën me partneren e dytë, Elena Hysa, Dan Hutra, autor i masakrës, ishte arrestuar në qershor të vitit 2021 për dhunë në familje, por ishte lënë i lirë më 16 shkurt 2023. Sot shkoi me kallash dhe bëri tragjendinë pas ndarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit