Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta me anë të një postimi në facebook është shprehur se lënia e Shkodrës pa gjykata është një marrëzi e qëllimshme.
“Lënia e Shkodrës pa gjykata është një marrëzi e qëllimshme e “Rilindjes”.
Sot në Shkodër qytetarët vuajnë mungesën e drejtësisë, punësimit dhe zhvillimit nga kjo bandë që është armike e interesit publik.
Ndaj më 14 Maj, në Shkodër dhe kudo në të gjithë Shqipërinë, ndëshkimi me votë për këtë bandë është i pashmangshëm”, shkruan Meta.