Sali Berisha tha sot se komisioni brenda PD-së ka përfunduar auditin për rolin e Lulzim Bashës në dosjen e lobimit, që shumica socialiste thekson se janë para ruse.
“Edi Rama e akuzonte Bashën për larje parash. Bashës i takonte të dënohej 6 vite. Asnjë akuzë në dosje nuk ekziston për para ruse. Ramës i interesonte pengmarrja e Bashës dhe jo e vërteta.
Dje padite ka përfunduar auditi për Lulzim Bashën, e kanë risjellë do ta rishohim dhe do ta bëjmë publike” tha ai.
Një koment Berisha e kishte edhe tubimin nesër, ditën që Apeli do të japë vendimin për vulën. “Protesta nesër do të jetë madhështore, e jashtëzakonshme” tha ai.
Kur u pyet për vendimin e Gjykatës së Apelit nesër për vulën e PD-së, Berisha tha se “kam besim”.