Nga momenti në moment Gjykata e Apelit pritet që të shpallë vendimin për fatin e vulës së PD-së nëse do t’ia lerë përfundimisht Sali Berishës apo do krahut të grupit të Enkelejd Alibeajt, pas së cilit në hije qëndron ende Lulzim Basha.

Ora 18:45 minuta. Sali Berisha futet në selinë blu. Përshëndet gazetarët dhe mediat me dy gishtat lart. Qetësi në seli. Në lokalin përballë simpatizantët janë mbledhur me sytë nga televizori duke pritur vendimin.

Në gjykatën e Apelit gazetarët qëndrojnë jashtë bashkë me dy palët, përfaqësuesit e dy fraksioneve në PD. Brenda heshtje varri. Trupa gjykuese është ngujuar për të marrë vendimin. Fakti që po zgjat kaq shumë lë të kuptohet se ka debat mes tyre. Opozitarët sonte presin vendimin, por jo bashkimin.










