-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I gjejnë pistoletën të fshehur në kroskotin e makinës, arrestohet “i forti” i Vorës (EMRI)

Kryesoret

Vorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Rrethi”, për goditjen e një rasti të mbajtjes pa leje të armës së zjarrit. Operacioni, falë inteligjencës informative të administruar nga Komisariati i Policisë Vorë. Mbante një armë zjarri pistoletë, në kroskotin e automjetit që drejtonte, arrestohet në flagrancë 39-vjeçari.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast të armëmbajtjes pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Rrethi”.

Në kuadër të këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi Setbi Paci, 39 vjeç, banues në Vorë. Shërbimet e Policisë ndaluan për kontroll, në vendin e quajtur “Rreth rrotullimi i Vorës”, automjetin me drejtues shtetasin Setbi Paci.

Gjatë kontrollit u gjet në kroskotin e këtij automjeti një armë zjarri pistoletë dhe krehëri i saj, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit