-sidi education-spot_img
29.9 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Washington Post”: Rama mohoi korruptimin e zyrtarit të lartë të FBI-së

Kryesoret

Washington Post” shkruan se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mohoi të enjten se i kishte dhënë ryshfet ose trajtim preferencial ish-zyrtarit të rangut të lartë të kundërinteligjencës së FBI, McGonigal i cili po hetohet në Shtetet e Bashkuara.

Edi Rama, udhëheqësi i socialistëve në pushtet, i tha parlamentit se opozita dëshironte “të shfrytëzonte politikisht një proces ligjor në SHBA që nuk ka lidhje fare me Shqipërinë, qeverinë ose mua personalisht”.

Opozita kërkoi debatin parlamentar me Ramën duke pretenduar se ishte i përfshirë me Charles McGonigal, një ish-zyrtar i rangut të lartë të kundërinteligjncës së FBI.

McGonigal akuzohet në SHBA për fshehjen nga FBI të detajeve kryesore për një udhëtim të vitit 2017 që ai ndërmori në Shqipëri me një ish-zyrtar të inteligjencës shqiptare, i cili dyshohet se i ka dhënë të paktën 225,000 dollarë.

McGonigal u takua me Ramën disa herë dhe e nxiti për të pasur kujdes në dhënien e licencave të shpimit të fushës së naftës në vend për kompanitë ruse. Rama pranoi takimet, por mohoi akuzat se i ka dhënë para ose trajtim preferencial” shkruhet në artikull.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit