-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“A je penduar?”, I qetë duke pirë ujë me bidon, dalin pamjet e Dan Hutrës në Gjykatë

Kryesoret

Tepër i qetë dhe duke pirë ujë me një bidon, vrasësi i trefishtë, Dan Hutra ka dalë sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.

I pyetur “a je penduar” Hutra nuk ktheu asnjë përgjigje.

Prokuroria i kërkon gjykatës caktimin e masës “arrest në burg” për 5 vepra penale “vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave’, ‘vrasje me paramendim’, ‘vrasje e mbetur ne tentative’ ‘plagosje rëndë me dashje’ dhe ‘armëmbajtje pa leje’.

Mësohet se, nuk kishte avokat të zgjedhur për Hutrën, i cili do të mbrohet nga një avokat kryesisht.

Bëhet me dije se për të do të kërkohet burg pa afat, ndërkohë që ende nuk dihet se si do të vijojnë hetimet pasi ai vetë ka mundur të tregojë gjithë skenarin që kishte hartuar që kur ishte në burg e jo vetëm pas denoncimit që i kishte bërë bashkëjetuesja e fundit e tij, Elena Hysa, gruaja që qëndroi me të vetëm 4 javë e më pas e la për shkak të dhunës që ai ushtronte ndaj saj.

Policia e ka quajtur bashkëpunues killerin gjakftohtë, ndërsa Prokuroria ka ‘fajësuar’ Elena Hysën për shkak se ajo kishte kërkuar të mos kishte probleme me familjen e Hutrës.

Por Prokuroria nuk ka mundur të vijojë hetimin e mëtejshëm se përse kjo grua nuk do të ketë probleme me atë familje, kur përpara tyre gjendej një vrasës i një tjetër gruaje, ngjarje e ndodhur 16 vjet më parë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit