-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komandanti i KFOR-it viziton ushtarët në Zveçan

Kryesoret

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia vizitoi ushtarët e Komandës Rajonale-Lindore të Ekipit Monitorues Ndërlidhës Grek (LMT) në Zveçan.

Sipas një njoftimi të KFOR-IT, Gjenerali Ristuccia mori një përditësim mbi aktivitetet në vazhdim dhe diskutoi me ta situatën e përgjithshme në zonë.

Komandanti i KFOR-it nënvizoi  se LMT-të luajnë një rol kompleks në Kosovë dhe është krenar për punën e tyre.

“Ekipet Monitoruese Ndërlidhëse të KFOR-it janë burimi kryesor i vetëdijes së shpërndarë për situatën në terren, duke i lejuar KFOR-it të kuptojë më mirë situatën dhe të përqendrojë përpjekjet e tyre.

Këto ekipe janë mjete themelore për krijimin dhe mbajtjen e lidhjeve të përhershme dhe të besueshme ndërmjet KFOR-it dhe autoriteteve lokale, liderëve dhe organizatave ndërkombëtare në nivel komunal,” thuhet në njoftimin e KFOR-it.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit