Sot Sali Berisha do të dorëzojë në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjeT lokale pavarësisht vendimit të Gjykatës së Apelit që të premten i hoqi vulën.
Në fjalën e tij dje para deputeteve të Partisë Demokratike, Berisha tha se grupi i tij të dielën do të dorëzojë të gjithë dokumentacionin në KQZ për regjistrimin në zgjedhje në emrin e PD.
Ai shtoi se ndaj vendimit të Apelit, të cilin e quajti të turpshëm, do të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, Kushtetuese e deri tek gjykatat europianë të të drejtave të njeriut.
“Vetëkuptohet, nesër (sot) do të dorëzojmë të gjitha dokumentet për regjistrim.
Vendimi i gjykatës deri sa të vendosë gjykata më e lartë, sepse ky vendim është plotësisht i rikursueshëm në natyrën e tij. Por ka një arsye tjetër po kaq të fortë” tha ai.