Në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele një sasi lënde plasëse ka shpërthyer në oborrin e zyrave të OSHEE-së, në fshatin Bushat, Vau i Dejës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:40 dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjete të OSHEE-së, të parkuara në oborr.
“5pyetjet.al” publikon pamjet e para nga vendi i ngjarjes ku duken xhamat e thyer të godinës dhe shkatërrim që ka lënë pas shpërthimi.
Policia ka bërë me dije se grupi i posaçëm hetimor i ngritur për zbardhjen e ngjarjes, ka siguruar prova që do të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.