Pasditen e ditës së sotme ka marrë flakë një autobus në Berat.
Ende nuk dihen arsyet e zjarrit, por mësohet nuk ka asnjë të lënduar.
Autobusi ishte i parkuar pranë shkollës nëntë vjeçare “Thimi Tani”, lagjia Kushtrim në momentin që është përfshirë nga flakët.
Autobusi është nën pronësi të Ardian Çiço. Ka qenë vetë Çiço i cili ka lajmëruar zjarrfikësit.
Pas mbërritjes së zjarrfikësve është bërë e mundur fikja e menjëherë e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për shkaqet e rënies së zjarrit në automjet, ndërsa shkak dyshohet një defekt teknik.