Një grua ka humbur jetën dhe katër persona të tjerë janë plagosur në Autostradën “Ibrahim Rugova”, pranë Fushë Kosovës gjatë natës.
Lajmi u konfirmua nga zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxhaj, i cili ka thënë se në aksident janë përfshirë dy automjete.
Autoritetet kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit të rëndë.