Policia italiane ka arrestuar një shqiptar pasi është kapur duke dalë nga një hotel me 6 pako me lëndë narkotike.
Sipas mediave italiane ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 17:30 në një hotel në Marina Centro.
Sjellja e dyshimtë e shqiptarit tërhoqi vëmendjen e policisë të cilët e ndaluan.
Pas kontrollit fizik oficerët gjetën 6 pako me lëndë narkotike. Pesha e tyre ka qenë rreth 3 gramë.