Paloka tha se nuk pati asnjë qëndrimin kundër apo propozim për të mos hyrë në zgjedhje. Gjithashtu shtoi se PD është e vendosur drejt rrugës së saj.

“Meqë situata erdhi në këtë formë, nuk pati në asnjë nga diskutimet, ndonjë propozim që të mos hynim në zgjedhje,” tha ai.

“Nuk pati asnjë nga diskutimet as në kryesi, as në grup dhe as në Këshill Kombëtar ndonjë ide ose propozim që të mos futemi në zgjedhje. PD do të futet në zgjedhje me bindjen se do ti fitojë këto zgjedhje.

“Pati ide për të patur një kombinim të dy varianteve, koalicion dhe kandidat i pavarur por Keshilli mori vendimin për tu futur me koalicion me partitë aleate.

U miratua dhe një rezolutë e cila përqendrohet në rolin e PD dhe fakti se ka një parti demokratike dhe është ajo e antarësisë,” shtoi Paloka.