I ftuar në “5 Pyetjet” nga Ilir Babaramo, Sekretari për çështjet e diasporës në Partinë Demokratike të Berishës dhe anëtari i Kryesisë së grupit të Rithemelimit, Indrit Hoxha u shpreh se kjo është një propagandë që bëhet me urdhër nga Basha dhe Alibeaj të paguar nga Edi Rama për ta nxjerrë opozitën keq për zgjedhjet e 14 Majit.
“Kjo është një propagandë që bëhet me urdhër nga Basha dhe Alibeaj të paguar nga Edi Rama për ta nxjerrë opozitën keq për zgjedhjet e 14 Majit. Hyni te Facebook i z. Alibeaj dhe shikoni komentet e njerëzve aty. Alibeaj me votat e Berishës, me votat e PD thotë hajde regjistrohuni me dhe të thotë nesër që kanë shumë vota. Ai i thotë hajdeni ju që keni shumicën e votave që të fitojmë ne. Këtyre i duhen 24 mijë komisionerë e vëzhgues për zgjedhjet e 14 Majit. Këto nuk i kanë vula aq.”, u shpreh Indrit Hoxha.