6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marifeti i Bashës që mban peng PD-në: Kryetari jam unë (Dokumenti)

Kryesoret

Sot Partia Demokratike ka paraqitur kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet vendore të 14 Majit. Kërkesa është dorëzuar nga Sekretari Ligjor i PD, Indrit Sefa.

E PLOTE-Kliko KETU për të lexuar dokumentacionin e plotë të regjistrimit të PD-së

Në kërkesë thuhet se kryetari i PD, Lulzim Basha, autorizon të ushtrojë kompetencat e kryetarit të komanduar Enkelejd Alibeajn, si dhe sekretarin e përgjithshëm Gazment Bardhi dhe sekretarin për çështjet ligjor e Indrit Sefa.

Sipas dokumentit të dorëzuar në KQZ, autorizimi mban datën 18 mars 2022, tre ditë para se Lulzim Basha të jepte dorëheqjen.

Me autorizimin e një viti më parë, Basha “bekon” Alibeajn për zgjedhjet lokale të këtij viti. Gjithçka duket se ka qenë skenar i qartë dhe i planifikuar mirë.

Kjo tregon se pavarësisht se ka më shumë se një vit që deklaroi publikisht se dha dorëheqjen dhe u largua nga Partia Demokratike pas 9 viteve në krye të saj, Lulzim Basha “de jure” nuk ka pranuar kurrë që të largohet.

Në të gjithë debatin politik dhe procedural nëpër gjykata, ai ka qëndruar në hije duke ushtruar pushtetin e tij të vulës dhe firmës që të premten ia dha Apeli përmes komandimit të Enkelejd Alibeajt.

Unë Lulzim Basha, me funksion kryetar i Partisë Demokratike, lidhur me zgjedhjet vendore 2023”.

Kjo fjali në krye të autorizimit e firmosur një vit ishte marifeti që tregon qartë dhe pastër pengmarrjen që Lulzim Basha po vazhdon që t’i bëjë partisë më të madhe në opozitë në konfliktin e hapur mes fraksioneve.

Pyetja që shtrohet është se përse Lulzim Basha mashtroi demokratët duke deklaruar se dha dorëheqjen, por vijon që të lëvizë fijet në prapaskenë?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit