-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Alibeaj: Jam i hapur për kandidatët e Berishës për të dalë bashkë në zgjedhje

Kryesoret

Kryetari i komanduar i partisë dhe grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka prezantuar para kryesisë dhe kolegjit të kryetarëve një plan me tre pika me objektiv, sipas tij për të dalë me një kandidat në zgjedhjet lokale dhe formimin e një aleance, koalicioni. Ai u shpreh se në funksion të bashkimit, duke konsideruar realitetet që kanë prodhuar “Primaret” e Sali Berishës propozon hapjen në princip  ndaj gjithë prurjeve në fjalë. Kjo sipas tij do të thotë në mënyrë synim për daljen me kandidatë unikë, pra me një të vetëm në zgjedhje.

Deklarata e Alibeajt në mbledhjen e kryesisë e grupit të PD

1-Në lidhje me kandidatët për këshilltarë bashkiakë:

Duhet të fillojnë menjëherë  nga puna duke ftuar demokratët dhe intelektualët  rreth saj  të shprehin interesin për të qenë pjesë e listës së këshilltarëve të PD-së  në bashkitë respektive.  Paralelisht, kjo Kryesi do të miratojë  një udhëzim të detajuar për mënyrën e zgjedhjes  dhe renditjes së tyre në mënyrë demokratike dhe të  drejtë.

2- Në lidhje me kandidatët për kryetarë  të bashkive;

Në funksion të bashkimit, duke konsideruar realitetet  që kanë prodhuar  primaret e mëparshme të PD-së në prag të zgjedhjeve të vitit 2021,   votimet me primare nga grupi i Rithemelimit dhe kandidime të tjerë,  i propozoj kësaj kryesie hapjen në princip  ndaj  gjithë prurjeve në fjalë,  në menyrë eksplicite  ndaj kandidatëve demokratë të  primareve gjithashtu, me synim daljen me  kandidatë unik.

3-Në lidhje me aleancat;

PD merr përsipër ti prijë ndërtimit të  një Aleance sa me të gjerë të mundshme të gjithë partive të qendrës së djathtë, me synim maksimizimin e votave të një të djathtë plurale  ku secili subjekt zhvillon indentitetin  e vet poltitk brenda korrnizës përbashkuese të vlerave demokratike, kombetare dhe Perëndimore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit