-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani takim me ambasadorët e QUINT-it, diskutojnë rreth zbatimit të marrëveshjes bazë

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Në takim morën pjesë ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde, ambasadori i Italisë, Antonello De Riu, ambasadori i Francës, Olivier Guérot, Zëvendës Shefja e Misionit të Shteteve të Bashkuara, Alyson Grunder, si dhe Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog.

Siç njoftohet, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë dialogun me Serbinë, hapat e mëtutjeshëm, si dhe koordinimin e vazhdueshëm të institucioneve të Republikës me aleatë.

Osmani shtoi se dakordimi rreth aneksit për zbatimin e marrëveshjes bazë duhet të ketë parasysh parimet e miratuara në Kuvendin e Republikës së Kosovës rreth paprekshmërisë së sovranitetit, integritetit territorial, kushtetutshmërisë dhe funksionalitetit të shtetit të Kosovës.

Osmani po ashtu theksoi se Kosova vazhdon të mbetet palë konstruktive karshi dialogut me Serbinë, dhe vazhdon të jetë e përkushtuar për një proces i cili kontribuon në paqe, siguri dhe prosperitet të qëndrueshëm në vend e rajon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit