‘Lufta’ mes dy PD-ve është transferuar mes dy përfaqësuesve të palëve te ‘5 pyetjet’ nga Ilir Babaramo mes kandidatit të ‘Rithemelimit’ për Bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha dhe Vehap Kolës, anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD.
Pjesë nga debati
Indrit Hoxha: Këta mund të jenë edhe erdoganistë, gylenistë…
Vehap Kola: Kur ke ardhur ti dhe me ke kërkuar mua për të rrëzuar Sali Berishën dhe me i hap dosjet në 2014. Më ke marrë në telefon, pa me njohur dhe më ftove ‘hajde të pimë kafe se të bëjmë një nismë për hapjen e dosjeve’
Indrit Hoxha: Të thashë hajde të bëjmë një nismë për hapjen e dosjeve në Shqipëri.
Vehap Kola: Më the Sali Berisha nuk i hap dosjet se është vetë me dosje. Aman se i dimë ne këto historitë tuaja. Ti je kundër Amerikës dhe ky është problem.
Indrit Hoxha: Ma përcakton ti këtë mua që merr rrogë nga organizata terroriste dhe më flet për anti amerikanizëm. Motra është e zgjedhur sekretari e grupseksionit në PD-në e Berishës, është anti amerikane ajo? Ajo thotë që i është mirënjohës Berishës.
Vehap Kola: Nëse merret me politikë motra ime halla e pastë. Ajo është anëtare strukturash.
Indrit Hoxha: Ti qenke ordiner fare…
Vehap Kola: Jam profesor unë.