-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Selami Xhepa te “5pyetjet.al”: Tre arsye! Drejtësia të hetojë koncesionin e aeroportit të Vlorës

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Eksperti i njohur i fushës së ekonomisë, profesor Selami Xhepa në një intervistë për “5pyetjet.al” u shpreh se koncesioni i aeroportit të Vlorës është pa logjikë, pa leverdi dhe ka krijuar dyshime të forta me lëvizjet e fundit të aksioneve. Për këtë arsye ai i kërkoi drejtësisë që të reagojë për të hetuar rastin e kalimit të aksioneve për një shumë mjaft të vogël, thuajse falas.

Ka vend për pikëpyetje dhe dyshime serioze sepse një vepër e rëndësishme me një ndër kontratat me vlerë mjaft të lartë dhe meqë ka një mbështetje të pakushtëzuar nga qeveria arrin që të falet. Të jepen 40% e aksioneve falas tek njëri nga ortakët e konsorciumit.

Më duket e pakuptimtë si transaksion dhe duke qenë se nuk ka bazë për të gjykuar arsyet e kalimit, mendoj që në rastin konkret institucionet që merren me transparencën financiare, të kontrollit financiar të hetojnë. Institucionet e drejtësisë të hetojë këtë rast për të zbuluar arsyet e vërteta.

Fatkeqësisht nuk është rasti i parë. Ka ndodhur në shumë kontrata koncesionare, si rapiscan, inceneratorët, etj. Kemi parë pakte mes ortakëve, ose shitje tek një palë e tretë që merren me shumë lekë dhe më pas i falen dikujt tjetër dhe ngrenë dyshime serioze për marrjen e këtyre kontratave dhe problemeve që shoqërojnë më pas zbatimin e tyre. Pasi kontrata të tilla edhe në procesin e zbatimit rezultojnë me probleme serioze” tha ai.

Selami Xhepa u shpreh se projekti nuk duhet të ishte miratuar për dy arsye. E para që studimi i fizibilitetit nuk e nxirrte projektin me leverdi dhe së dyti shqetësimet mjedisore që janë ngritur. “Nuk e kuptoj logjikën. Kjo është thjesht një premtim elektoral i kryeministrit, që do të bëjë aeroporte në disa vende të Shqipërisë dhe ta shndërrojë Vlorën në një kryeqytet turizmi, i cili po shndërrohet vetë.

Studimi i fizibilitetit nuk jepte të dhëna të qarta nëse projekti do të ishte me fitim ose jo, që në atë moment ky projekt nuk duhet të ishte zgjedhur. Kishte një problem akoma më serioz, mjedisor. Ka pasur shqetësime serioze të ngritura nga shoqatat dhe nuk bënte sens që qeveria të vazhdonte me zbatimin e këtij projekti” tha ai.

Qeverisë i kërkoi transparencë. “Meqë këtu kemi të bëjmë me një transaksion që ngre dyshime serioze, qeveria i detyrohet publikut shqiptar, janë paratë e qytetarëve, 130 mln euro gjatë viteve të operimit të kësaj kontrate dhe qeveria i detyrohet publikut që të bëjë transparencë” tha ai.

Por a po bëhet gjithçka me bekim nga lart? “Uji ka qenë i turbullt gjatë gjithë kohës. Asnjëherë nuk kemi pasur transparencë për vepra të kësaj natyre, madje edhe shkelje të ligjit. Ligji thotë se përzgjedhja e kontratave të tilla bëhet mbi bazën e studimit të fizibilitetit dhe nëse nuk jep përgjigje pozitive për leverdinë ekonomike, atëherë paratë e publikut nuk duhen përdorur. Uji ka qenë i turbullt gjatë gjithë kohës” përfundoi Xhepa për “5pyetjet.al”.  

Eksperti te “5pyetjet.al”: Koncesioni i aeroportit të Vlorës bie erë si inceneratorët

Çfarë ndodhi?

Në mars të vitit 2021, fitues u shpall konsorciumi i kompanive Mabco Construction në pronësinë e biznesmenit dhe politikanit kosovar, Behgjet Pacolli në partneritet me kompaninë turke, Yda Group, e cila ka në eksperiencën e saj ndërtime dhe operime në të paktën tre aeroporte në Turqi, Kazakistan dhe Ukrainë.

Konsorciumi fitues ka marrë përsipër që të investojë 104 milionë euro për ndërtimin e aeroportit, por rreth një vit e gjysmë pas fitimit të tenderit, kompania turke, YDA Group u largua nga projekti dhe i shiti Pacollit paketën e vet prej 40% të aksioneve për një vlerë minimale prej 4450 eurosh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit