-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Eksperti te “5pyetjet.al”: Koncesioni i aeroportit të Vlorës bie erë si inceneratorët

Kryesoret

Nga Dylber Balla

Aeroporti i Vlorës pranë lagunës së Nartës në Shqipëri është një nga projektet më të kushtueshme koncesionare të qeverisë shqiptare.

Mes akuzave për shkeljet mjedisore dhe kontratës për fitimin e garantuar që qeveria i bëri fituesit duke e zhveshur koncesionarin nga risku tashmë projekti po përballet me pikëpyetjen e tretë të forta.

Njëra nga kompanitë fituese të tenderit u largua nga projekti dhe i shiti aksionet me një vlerë minimale prej 4450 eurosh.

Pano Soko, ekspert i ekonomisë u shpreh në një prononcim për “5pyetjet.al” se skema që po përdoret në aeroportin e Vlorës është e njëjtë me inceneratorët, rapiscanin, etj që janë bërë në Shqipëri.

Kjo është bërë praktikë për tenderat dhe koncesionet, që kompania përbëhet nga dy operatorë, njëri është reali dhe tjetri artificiali sa për të plotësuar kriterin teknik. Kjo ka ndodhur te inceneratorët, por edhe rapiscani. Kjo ndodh rëndomtë” tha ai.

Por a mund të kalojnë aksionet brenda kompanisë pa garë? “Mund të kalojnë pa garë. Është e drejta e tyre, e rregullon statuti i kompanisë koncesionare” sqaroi ai.

Po shteti çfarë mund të bëjë? “Shteti nëse do të kishte paracaktuar në kontratë që të kishte akses për shitjen e aksioneve mund të bënte, por nuk ndërhyn dot derisa nuk e ka kërkuar” tha ai.

Kjo ka rënë erë që në fillim. Këta e bëjnë në mënyrë false, artificiale që fut një kompani, që plotëson kriterin teknik për shkak të eksperiencës dhe në fund bëhet një pakt, që “do të vish do të japësh mua aksionet dhe do të ikësh në fund do të marrësh një pagesë” përfundoi Soko për “5pyetjet.al”.

Çfarë ndodhi?

Në mars të vitit 2021, fitues u shpall konsorciumi i kompanive Mabco Construction në pronësinë e biznesmenit dhe politikanit kosovar, Behgjet Pacolli në partneritet me kompaninë turke, Yda Group, e cila ka në eksperiencën e saj ndërtime dhe operime në të paktën tre aeroporte në Turqi, Kazakistan dhe Ukrainë.

Konsorciumi fitues ka marrë përsipër që të investojë 104 milionë euro për ndërtimin e aeroportit, por rreth një vit e gjysmë pas fitimit të tenderit, kompania turke, YDA Group u largua nga projekti dhe i shiti Pacollit paketën e vet prej 40% të aksioneve për një vlerë minimale prej 4450 eurosh.

Pikëpyetjet e aeroportit të Vlorës! Zef Preçi: Pas skemave fshihen interesa të fuqishme

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit