-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si sillej Dan Hutra në burg? Vrasjet u paralajmëruan, por askush s’e vuri “ujin në zjarr”

Kryesoret

Edhe pse ishte i burgosur për dhunë në familje sjellja e tij në burg ka treguar se Dan Hutra nuk ishte rehabilituar, ndërsa nuk kishte krijuar besueshmëri për një qëndrim korrekt edhe jashtë institucionit.

Sipas dokumentit i cili flet për sjelljen 6-mujore të 40-vjeçarit në burgun Jordan Misja, tregohet qartazi se vrasësi i tri grave dhe i plagosjes së tre të tjerave ka qenë problematik gjatë qëndrimit në burg.

Grupi i 5 ekspertëve ka vlerësuar periudhën qershor deri në fund të dhjetorit të vitit 2022, ndërsa në të thuhet se Hutra ka pasur probleme dhe në marrëdhënie me bashkëvuajtësit e tjerë në burg.

Por veç fjalëve fyese ndaj bashkëvuajtësve të tjerë, për të cilat burgu kishte marrë masa disiplinore, ajo që bie në sy është kriteri i besueshmërisë.

Sipas komisionit të vlerësimit kur 40-vjeçarit i mbeteshin dhe 2 muaj dënim, me sjelljen dhe qëndrimin e tij, nuk krijonte besueshmëri për një qëndrim korrekt edhe jashtë institucionit.

Këto kritere të cilat ende nuk dihet nëse i janë raportuar policisë, anëtarët e komisionit dolën në konkluzionin se Dan Hutra nuk ka shfaqur sjellje dhe qëndrim në raport me institucionin, por edhe nuk ka respektuar rregullat e burgut ndaj dhe u vlerësua negativisht.

Por edhe pse sjellja e tij psiko-emocionale nuk ishte e qëndrueshme ndërsa nuk pranonte veprën penale të dhunës në familje ndaj Elena Hysës, Hutra kishte kohën e mjaftueshme për të përgatitur planin e vrasjeve/ A2

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit