Sot, për herë të nëntë u zhvillua seanca në gjykatën e Apelit për dosjen “Babale”. Personazhi kryesor në këtë dosje është Ervin Salianji. Ai kërkoi përjashtimin e gjyqtares relatorë Edlira Petri.
Një nga arsyet ka të bëjë me bashkëshortin e saj, Sokol Sadushin i cili ka gjykuar përjashtimin e kësaj çështje në Gjykatën e Lartë. Gjithashtu ai tha se Sadushi ka lidhje me Fatmir Xhafën, vëllanë e të cilit, Geronin, denoncoi.
“Nuk e kam shqetësim nëse qëndron apo jo gjyqtarja. Elementët e dosjes do i ribëj publike. Kam zgjedhur që të luftoj për interesat e publikut. Se çfarë bën gjykata është punë e gjykatës, unë këtu do të jem për një kohë të gjatë” tha Ervin Salianji.
Seanca u shty pasi një tjetër trupë do të vendosë nëse do të pranohet kërkesa e Salianjit për përjashtimin e Edlira Petrit. Salianji u shpall fajtor për veprën penale ‘kallëzim i rremë’ në lidhje me çështjen “Babale”, ku u dënua nga gjykata e Shkallës së Parë me 1 vit burg.
Në Apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë, deputeti Salianji, rrezikon burgun. Në mbështetje të deputetit ishin edhe Flamur Noka dhe Luan Baçi.
Burg apo pafajësi? Apeli mblidhet për fatin e Ervin Salianjit