-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bagazhin plot me emigrantë, arrestohen 2 persona në Pogradec

Kryesoret

Policia ka arrestuar dy persona në Pogradec, pasi tentuan të transportonin me makinë 4 emigrantë të paligjshëm. Në pranga ranë S. H 41 vjeç, banues në Pogradec dhe 46-vjeçari K. Sh banues në Tiranë.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Unaza”, për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.

U kapën duke transportuar, kundrejt fitimit, 4 shtetas të huaj, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, vihen në pranga 2 shtetas.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Korçë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Unaza”, si rezultat i të cilit u godit një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë, kundrejt fitimit, shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-S. H., 41 vjeç, banues në Pogradec dhe K. Sh., 46 vjeç, banues në Tiranë.
Këta shtetas janë kapur nga shërbimet e Policisë Rrugore, në lagjen nr. 1, Pogradec, duke transportuar, kundrejt fitimit, me automjetin tip “Ford”, në drejtim të Tiranës, 4 shtetas të huaj, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit