-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dënohet 5 vite burg këngëtari shqiptar

Kryesoret

Këngëtari i njohur shqiptar Arian Begaj është dënuar me 5 vite burg nga gjykata në Greqi pasi akuzohet për trafik droge. Operacioni për arrestimin e dy trafikantëve të kokainës dhe kanabisit u zhvillua në mesin e muajit maj të vitit të kaluar, në dy shtëpi në zonën e Luçës.

Në banesën e bashkëpunëtorit të tij grek iu gjetën 1015 gramë kanabis dhe një pistoletë dhe në shtëpinë e këngëtarit shqiptar 50 gramë kokainë.

Arian Begaj pretendoi në gjyq se është përdorues kokaine dhe kanabisi dhe se sasinë prej 50 gramësh që i është sekuestruar në shtëpinë e partneres, e kishte blerë 3-4 ditë më parë nga një rom, i cili quhet Niko, nga Menidi në shumën 2300 euro.

“Këto para vijnë nga puna ime. Mora një sasi të madhe sepse e gjeta me një çmim të mirë. Zakonisht blej 5-10 gram në të njëjtën kohë. Unë konsumoj më pak se një gram në ditë për shkak të punës sime. Unë jam këngëtar”, shtoi Arian Begaj.

Këngëtari shqiptar ka pohuar se shpesh merr në natë prej më shumë se 500 euro, ndërsa në të njëjtën kohë mbledh edhe 800 euro në muaj nga puna.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit