11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Evis Berberi i ARRSH-së i jep 700 mijë Euro kompanisë me ofertën më të lartë

Kryesoret

Prokurimet Publike kanë publikuar dje lidhjen e kontratës mes Autoritetit Rrugor Shqiptar që drejtohet nga Evis Berberi dhe kompanisë “A & E ENGINEERING sh.p.k” për studimin dhe projektimin e “By Pass”-it të Elbasanit. Fondi limit ishte 81 milionë lekë (81,838,647.13 Lekë pa TVSH) ose mbi 700 mijë Euro.

Tenderi u hap në tetor, u mbyll në janar dhe dje u publikua lidhja e kontratës. Fituesja e tenderit thuajse në fondin limit që shkon gati 1 miliard lekë me TVSH është firma e inxhinieres Entela Çano.

 

Por pikëpyetja lidhet me faktin që Çano është shpallur fituese edhe pse ofroi shumën më të madhe krahasuar me ofertuesit e tjerë, që nuk janë marrë në konsideratë nga ARRSH edhe pse të njëjtën punë kërkuan ta bënin me më pak lekë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit