Familjarët e biznesmenit të basteve Ervis Martinaj kanë ankimuar vendimin e GJKKO-së, për sekuestrimin e 34 pasurive të tij.
Sot do të hidhet shorti për caktimin e gjyqtarit për shqyrtimin e kësaj kërkese. Pasuritë me vlerë miliona euro u sekuestruan në kuadër të hetimeve për operacionin “Plumbi i Artë” pas arrestimit të Nuredin Dumanit.
Miliona! Zbulohet lista e pasurive që iu sekuestrua Ervis Martinajt
Tre prokurorët e çështjes, Altin Dumani, Dolorez Musabelli dhe Behar Dibra kërkuan sekuestrimin e këtyre pasurive me argumentin se nuk e justifikojnë burimin e të ardhurave, kërkesë, e cila u pranua nga GJKKO.
Miss Shqipëria: Ju tregoj të vërtetën e lidhjes me Ervis Martinajn