Pika kufitare e Kakavijës është rihapur sërish për qarkullim pasi në pikat doganore greke u vendos në funksionim një sistem i ri.
Ashtu siç ishte bërë me dije, pikat kufitare me Greqinë ishin të mbyllura sot, duke filluar nga ora 09:00 e deri në 18:00.
Edhe pse ishte paralajmëruar një ndërprerje e shërbimeve, situata në të dyja pikat kufitare ishte jetë e qetë.
Në Kapshticë kishte hyrje dalje të rralla dhe asnjë shtetas nuk u pengua.