-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Të kanë vrarë te shtëpia”! Vjehrri i Dan Hutrës: Si e mora vesh lajmin për masakrën

Kryesoret

Familja Hysa përjetoi humbjet më të rënda nga dora gjakatare e Dan Hutrës, vrasësit serial që më 1 Mars vrau 3 gra dhe plagosi 3 gra të tjera.Në familjen e ish-bashkëjetueses së tij Elena (Alketa) Hysa, Dan Hutra vrau Mevlute Hysën 30 vjeçe (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses), si dhe plagosi ish-bashkëjetuesen Elena Hysa 35 vjeçe dhe nënën e saj Kujtime Hysa 60 vjeçe. Babai i Elena Hysës ka treguar te emisioni “Uniko” si mësoi ngjarjen për herë të parë.

Si e mësuat ngjarjen? Kush ju njoftoi?
Zaim Hysa: Unë isha tek vëllai. Kur erdha nga shtëpia gjeta policinë këtu. Një komshiu më thotë mua ndalu njëherë. Unë duke u talluar me atë komshiun, duke i thënë pse rri këtu. I pashë njerëzit po thashë….Më thotë ndalu këtu ndalu, sepse s’ke për të shkuar atje. Ishin njerëz këtu. Të kanë vrarë te shtëpia. Çfarë më kanë vrarë? Edhe nuk durova dot më.

E more vesh kë të kishin vrarë, kë të kishin plagosur, kush ta kishte bërë?
Zaim Hysa: Jo.

Ta thanë që kush e ka bërë krimin?
Zaim Hysa: Jo.

Ta tha pastaj policia kur erdhe këtu?
Zaim Hysa: Jo. Policia s’e dinte për vete.

Ty ku të shkoi mendja?
Zaim Hysa: Unë e dija që ky e ka bërë këtë.. Edhe më pyetën mua këta, a ke folur me të? Kur ka dalë prej burgu? S’di gjë unë thashë kur ka dalë, po për të folur kam folur.

Kishe folur ti pasi ka dalë nga data 16 Shkurt? Kishe folur në telefon me Dan Hutrën?
Zaim Hysa: Po. Ka marrë ai në telefon. Më tha mua, kur t’i bie ato lekët që të kam borxh. 3300 Euro. Gjoja sipas atij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit