-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dan Hutra i vrau motrën dhe nusen e shtëpisë, flasin vëllezërit e Elena Hysës: Duam drejtësi me pushkatim!

Kryesoret

“Drejtësia në vend për ne është pushkatim.” Kështu është shprehur për Dan Hutrën vëllai i Elena Hysës, ish bashkëshorti i së cilës vrau 2 anëtare të familjes së tyre.

Të dy vëllezërit e saj kanë treguar se nuk kishin dijeni për konfliktet mes tyre dhe prej një telefonate mësuan për lajmin tragjik të ndarjes nga jeta të motrës Mevlute Hysa dhe partneres së njërit prej tyre Hasime Dafku.

“Nuk na e kanë thënë se kanë menduar që gjërat do i rregullojnë vetë. Kanë folur vetë prindërit. Se di si janë bërë këto gjëra se s’kemi qenë në Shqipëri. Ne s’dinim asgjë derisa morëm telefonatën. S’kanë njoftuar fare. Po të ishte njoftuar s’do ishim në Gjermani. S’kam fjalë. Më janë prerë krahët. Drejtësia në vend për ne është pushkatim. Si të paguajmë me taksat tona që të hajë bukë një kriminel që ka bërë masakër?” – thanë vëllezërit.

Kur shkoi në banesën që familja Hysa jetonte në Paskuqan, sipas audios së dalë nga kamera e sigurisë, Hutra dëgjohet se ka qëlluar 2 herë me kallashnikov dhe më pas qëlloi me breshëri ndaj grave që gjeti në banesë. Hysa dhe Dafku që mbetën të vdekura nga plumbat ishin duke larë makinën në oborr. Arsyeja e këtij krimi makabër ishte fakti që Hutra nuk pranonte se Elena e kishte fëmijën me të.

“Jam nisur për në banesën e Elenës. Doja ta vrisja sepse unë i kërkova disa herë që të bënte ADN-në e fëmijës, edhe nga burgu i kisha dërguar mesazhe, por ata nuk pranuan. Pasi shkova në banesë kam qëlluar me thikë dhe me armën që kisha me vete”, mësohet të ketë thënë Hutra.

Ndërsa vëllai i Etleva Kurtit, viktimës së tretë të masakrës së 1 marsit është shprehur se ia kanë lënë në dorë drejtësisë.

“Ia kemi lënë shtetit. Çfarë të kërkojmë nga shteti. Kanë marrë të tjerët përgjigje nga shteti që ta marrim neve?”, tha vëllai i saj në lidhje telefonike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit