-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Lamallari: Sfidat në drejtësi dhe siguri janë të mëdha, por kemi bërë përparim

Kryesoret

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, vlerësoi përparimin e vendit në fushën e drejtësisë dhe sigurisë, duke theksuar se, megjithë arritjet, kapitulli “Drejtësia, siguria dhe liria” mbetet një nga më sfiduesit për Shqipërinë.

Ai nënvizoi rolin e reformave të ndërmarra dhe masave të reja ligjore në luftën kundër krimit të organizuar.

“Ndryshimet në Kodin Penal kanë forcuar ndjeshëm goditjen ndaj trafikut të qenieve njerëzore, pastrimit të parave, krimeve seksuale të fëmijëve në internet dhe trafikimit të drogës. Për herë të parë është ngritur edhe Zyra e Sekuestrimit të Aseteve, e cila ka për detyrë gjurmimin dhe konfiskimin e pasurive me origjinë kriminale. Shqipëria ka avancuar gjithashtu në kontrollin e armëve të zjarrit dhe mbrojtjen e viktimave të trafikimit, ndërsa për luftën kundër narkotikëve është krijuar një strukturë e dedikuar brenda Policisë së Shtetit, që funksionon sipas standardeve të vendeve të Bashkimit Evropian. Të gjitha këto hapa tregojnë angazhimin e qeverisë për të forcuar sigurinë dhe për të mbrojtur qytetarët,” deklaroi Lamallari.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit